Xavi thotë se Barcelona është ndier e plaçkitur në shtëpinë e vet, në humbje e të enjtes nga Eintracht Frankfurti në Ligën e Evropës.
Blaugranët u mposhtën në Camp Nou dhe u eliminuan nga gara falë një paraqitjeje mbresëlënëse nga skuadra gjermane, e cila mbështetej nga një përqindje shumë më e madhe e tifozëve që lejohen rëndom në terrenet mysafire.
Është raportuar se dhjetëra mijëra tifozë mysafirë ishin të pranishëm në Barcelonë, ashtu që Xavi e ka përsëritur se ka qenë presion për lojtarët e tij dhe ka pasur ndikim psikologjik.
“Lojtarët nuk janë ndier sikur po luajnë në shtëpi. Nuk është arsyetim, mirëpo atmosfera në kushtëzoi. Nuk ishim komodë. Kisha një ndjenjë të keqe që nga momenti që hipëm në autobus në hotel dhe ne nuk ndiheshim si në shtëpi”.
“Ata po hidhnin gjithçka ndaj nesh, (lojtarët) as nuk mund të hynin në tunel. Pastaj që në minutën e parë ua dhuruam një penallti. Ishte një mbrëmje fatale në çdo kuptim, sportiv dhe institucional. Filloi keq dhe përfundoi keq. Ndihesh i plaçkitur në shtëpinë tënde”, ka thënë trajneri në një konferencë për shtyp.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka kërkuar falje për shkak të pranisë së numrit të madh të tifozëve mysafirë, ndërsa Xavi ka thënë se pret të mësojë se pse ka ndodhur ky lëshim.
30,000 Eintracht Frankfurt fans marching through Barcelona on their way to the Camp Nou. All in white.
What a sight. #SGE #FCBSGE pic.twitter.com/OXw6Vunm75
— Felix Tamsut (@ftamsut) April 14, 2022
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person