Google ADS

Avdyli: Brnabiq, Vulin dhe Ganimete Musliu tmerrohen që aeroplani ushtarak ateron në Prishtinë

18:40 | 17 Prill 2022
A. B.

Deputeti i Kosovës, Haxhi Avdyli ka komentuar “lajmet e ditës” në llogarinë e tij në Facebook. Duke kritikuar paraqitjen e deputetes së PDK-së Ganimete Musliu në një tubim në diasporë, ku u kërkonte mërgimtarëve që të mos e përkrahin “Fondin e Sigurisë”, Avdyli shkoi shumë larg duke vendosur atë në një fjali së bashku me zyrtarë serbë që mohojnë shtetin e Kosovës.

Aterimi i një avioni ushtarak britanik në Kosovë është bërë temë edhe nga Avdyli. Ai tha se ardhja e tij po “tmerron” Ana Brnabiqin, Aleksandar Vulinin dhe Ganimete Musliun. Tutje ai krijoi disa analogji edhe mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, dhe idesë të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky është statusi i plotë i tij:

Nga ngjarjet e ditës.

1.Brnabiq, Vulin dhe ndoshta edhe Ganja tmerrohen që aeroplani madh ushtarak ateron në Prishtinë. Kanë frikë që po rritet buxheti për ushtrinë e që nga Britania na erdhën Javelin dhe NLAË. Sa keq për ta e sa mirë për Kosovën.

2.ZELENSKI i vendosur të mos negocioj për paqe me Rusinë me asnje pëllëmb toke Ukrainase. E dikur këtu në kohë paqe negociohej nga disa liderë të shantazhuar për shkëmbim territoresh e, falje të komunave të Rankoviqit.

Fatmirësisht koha dhe njerzit kanë ndërruar, e Kosova është në duar të sigurta.

Ushtria po forcohet, Kosova po tregon çdo ditë e më shumë se është serioze e respekton veten, e kontribuon për paqen. Kosova po ecë përpara me liderë të drejtë e të pashantazhueshëm. /arbresh.info/

Të ngjashme