Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko ka konfirmuar ditën e sotme se ushtarët ukrainas në Mariupol nuk do t’i dorëzohen Rusisë.
“Kam folur me ta dje dhe e di që do të luftojnë deri në fund”, thotë ai, raporton BBC.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se eliminimi i luftëtarëve ukrainas në Mariupol do t’i jepte fund bisedimeve të paqes për t’i dhënë fund luftës.
Rusia tha se do të garantonte jetën e ushtarëve ukrainas që do të dorëzoheshin, ndërsa Kremlini shtoi se të vetmit ushtarë ukrainas të mbetur në qytet ishin në një fabrikë gjigande çeliku.
Goncharenko tha se situata në Mariupol ishte “një gjenocid i vërtetë” dhe vlerësoi se rreth 100,000 civilë ndodheshin në qytet.
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...