Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrën e Poklekut në 23-vjetorin e saj.
Në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se heshtja e drejtësisë nuk i zbeh kujtimet për familjet që u ekzekutuan mizorisht.
“Njëzetetre vjet më parë, në Paklek të Vjetër, do të sulmohen 3 familje të pambrojtura, e do të ekzekutohen mizorisht që të gjithë. Heshtja e drejtësisë nuk zbeh kujtimet për ata që fëmijëria e tyre u shua nga barbarët në tentim të zhbërjes së eksiztencës sonë”, ka thënë ai.
Haradinaj ka shtuar se në mesin e atyre që pësuan kishte fëmijë dhjetëmuajshe e deri në katër vjeç.
“Do t’i kujtojmë me dhembje në zemër, tre fëmijët e Mehdi Muqollit prej dhjetëmuajsh deri në katër vjeç, vajzat e Qamil Muqollit, Liria gjashtëmuajshe dhe Florentina tri vjeçe, fëmijët e Fadil Muqollit, Egzoni katër vjeç, Ylberi dhjetë, Naseri dymbëdhjetë dhe Shehidja trembëdhjetë vjeçe. Fatos (Xhavit) Muqolli një vjeç dhe motra e tij Eronita katër vjeçe, pesë fëmijët e Ilmi Muqollit, Albulena (5), Agroni (10), Rexhepi (12), Fatmirja (17) dhe Vezirja (20), katër vajzat e Sinan Muqollit: Hafija, Sherifja, Elifja dhe Eminja nga dhjetë deri në njëzetedy vjeç, fëmijët e Liman Muqollit, Mërgimi, Mirsadi dhe Menduhija nga pesë deri njëmbëdhjetë vjeç, djemtë e Ejup Carakut, Hasani dymbëdhjetë e Besarti trembëdhjetë vjeç.
Avdullahu dymbëdhjetë vjeç dhe katër djemtë e Ymer Elshanit”, ka kujtuar Haradinaj.
Ai ka thënë se nuk e kupton pse drejtësia heshti kur dihet se barbari vrau fëmijë e nëna e më pas i djegi kufomat.
“Ende nuk e kuptojmë këtë urrejtje, këtë barbari, që vret nënat me fëmijë, e më pas djeg kufomat. Përse drejtësia heshti para këtij krimi makabër?”
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila dëboi këtë armik të egër e barbar, është frymëzim për FSK, që e transformuar në ushtri, do të mbrojë territorin dhe popullin tonë, dhe nuk do të lejojë që të ripërjetojmë dhembjet e kohës së okupimit”.
“Duke kërkuar drejtësi për të rënët, qoftë i përjetshëm kujtimi për ta”, ka përfunduar Haradinaj. /arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës