Llapi ka arritur të mposhtë Dritën në kuadër të xhiros së 29-të në BKT Superligë.
Llapjanët kanë triumfuar me rezultat minimal 1-0, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme në luftë për një vend që i dëron në Evropë.
Vetëm pas 11 minutave lojë, Llapi kaloi në epërsi, kur goditja e Latif Amadou u devijua nga Prince Balde dhe përfundoi në poërtën e Dritës për 1-0.
Drita rrezikoi në pjesën e parë me Almir Kryeziun e Marko Simonovskin, por pa sukses.
Kësisoj 45 minutat e para të kësaj sfide i takuan vendasve me rezultat minimal 1-0.
Edhe në pjesën e dytë dy skuadrat krijuan raste të mira shënimi, ku për Llapin rrezikuan Latif Amadou e Valmir Veliu, por pa gjetur cakun.
Drita krijoi disa raste me Hamdi Namanin, Muharrem Jasharin e Marko Simonovskin, por duke mos arritur ta mposhtin portierin Marjan Coric.
Kësisoj Llapi mori fitore ndaj Dritës pas 10 ndeshjeve pa arritur maksimumin, derisa me këto tri pikë mbetet në vendin e katërt me 47 sosh, pesë më pak se Drita.
Llapi ndeshjen e ardhshme e luan në udhëtim te Feronikeli, derisa Drita pret Malishevën.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...