E ndërtuar vetëm për 16 muaj në themelet e Xhamisë “Isa Beg” apo si ka qenë e njohur “Xhamia e Zallit”, xhamia ‘Bajram Pasha Isa Beg’, në qendër të Mitrovicës njihet si xhamia më e madhe në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Madhështia dhe bukuria e kësaj xhamisë të mahnitë me të hyrë në oborrin e saj.
Se shqiptarët janë çdo herë për shqiptarët e dëshmon edhe kjo xhami.
Kjo xhami u riparua për herë të fundit në vitin 2014, e ku ndërtimi i kësaj xhamie u bë me donacion nga shqiptarët e komunës së ‘Bajram Pashës’ së Stambollit, dhe kap shumën prej rreth dy milionë eurove.
Cena Bala, imam i xhamisë ‘Bajram Pasha Isa Beg’ në Mitrovicë, për arbresh.info na tregoi historinë e kësaj xhamie madhështore të vendosur në qendër të Mitrovicës.
“Kjo xhami ekziston qysh moti nga vitet e 50-ta e këndej mirëpo historiku i saj është i dhimbshëm për arsye se tri herë është rinovu kjo xhami si shkak i djegies së njëpasnjëshme nga regjimi i ndryshëm i serbeve. Mirëpo falë Zotit dhe donatorëve kjo xhami ka marr një pamje më të bukur se çdo herë që e ka pas deri më tani dhe përmes investimeve të shqiptarëve tonë, të cilët jetojnë në Turqi, sidomos shqiptarët që i kemi në komunën e ‘Bajram Pashës’ të Stambollit. Ata kanë investu edhe kafshatën e gojës e kanë nda për këtë xhami edhe është ndërtu në këtë pamje të bukur që e ka sot”, tha Bala.
Në çdo kohë namazi, kjo xhami është e mbushur.
Imam Bala rrëfen kohën e ndërtimit të kësaj xhamie dhe idetë e projektuesve se si ishin skeptik se kjo xhami nuk do mbushej ashtu siç kishte thënë hoxha i ndjerë i asaj kohe, Asllan Murati.
“Kjo xhami për fat të mirë edhe ata projektanët kur e kanë punu, hoxha i ndjerë Asllan Murati, që ka qenë këtu imam para nesh, ka thënë me ba pak ma të madhe këtë xhami se ka xhemat shumë, e ata kanë thanë ishalla mbushet qikjo që e kena ba këtë projekt, për shkak se i kemi bërë edhe tre bodrume poshtë xhamisë. Mirëpo kur janë ardh janë befasu edhe vetë sidomos ai arkitekti që kur e ka pa këtë xhami të mbushur. Kjo nuk mbushet vetëm në Ramazan, kjo mbushet çdo ditë, që edhe të dielave e kemi plotë këtë xhami”, tha Imami Bala.
Kjo xhami është nostalgji e xhamisë që gjendet matan Ibrit, e cila është djegur 20 vite më parë, të dyja të konsideruara si binjake.
“E veçanta e saj është që 500 metra më lartë gjendet edhe një xhami që ka qenë këtu në qytetin tonë që ka qenë shumë e njohur edhe xhamia e Ibrit, e që për fat të keq tash e 20 vite ende nuk kanë bërë kurrfarë iniciative që të rindërtohet prapë ajo xhami, edhe pse është e djegur është trualli krejt aty. Mirëpo veçantia ka qenë që këto kanë qenë si dy xhamia binjake edhe normalisht që atë mërzinë atë ndjenjën që e kanë pas për xhaminë e Ibrit, vinë qytetarët e pjesës veriore edhe ndajnë në këtë xhamit tonë”, u shpreh imami.
Pavarësisht kërkesave që ajo xhami të rindërtohet dhe të vazhdojë tradita e xhamive binjake, një gjë e tillë nuk u bë asnjëherë.
“Ne çdo herë që kemi bërë kërkesa që kemi angazhu sidomos për xhaminë e Ibrit kanë qenë që do të punojnë në këtë drejtim do të mundohemi që ta kemi, mirëpo rezultat konkret deri tash nuk kemi. Ne po shpresojmë që për shkak se tash e kanë bërë Mitrovicë e Veriut e Jugut, ajo xhami të rindërtohet në vendin e vet qysh e ka, dhe ajo xhami të ju shërbejë komunitetit boshnjak, shqiptarë, rom, ashkali e kështu me radhë”, tha Imami Bala.
Për muajin e shenjë të Ramazanit, imami i xhamisë së Mitrovicës ka një mesazh për të gjithë myslimanët duke kërkuar që përpos këtij muajit të shenjtë, solidaritetin e besimin ta mbajnë edhe 11 muajt e tjerë të vitit.
“Të jemi ata të cilët me të vërtet atë mirësi që e kemi ndaj njëri tjetrit ndaj zotit ta vazhdojmë edhe në muajt e tjerë për arsye se nuk mjafton vetëm gjatë muajit të ramazanit të jemi durueshëm. Nuk mjafton që vetëm gjatë muajit të Ramazanit të jemi human, të mos e mendojmë që lidhja me Zotin duhet me qenë vetëm gjatë këtij muaji. Mirëpo kjo duhet të vazhdojë edhe muajt e tjerë edhe pse e dimë që ky është muaji i Kur’anit, duhet lexim më shumë, duhet angazhim më të madh, por edhe muajt e tjerë e kanë vendin e vetë në fenë Islame. Kështu që, i dëshirojë çdo besimtari edhe besimtareje që të ketë agjërim të lehtë edhe të mbërrin sevapin te Zoti, ashtu siç është Zoti më i kënaqur”, tha Bala.
Xhamia ‘Bajram Pasha Isa Beg’, në qendër të Mitrovicës ka një sipërfaqe prej 2500 metra katrorë si e tillë po i plotëson kushtet për besimtarët mysliman të veriut e të jugut të Mitrovicës./arbresh.info/S.D/
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare