Myslimanët do të festojnë muajin e shenjtë të Ramazanit dy herë në një vit në vitin 2030, fillimisht në janar dhe pastaj përsëri në fund të dhjetorit.
Ky fenomen i pazakontë pritet të ndodhë për shkak të mospërputhjes së datave të dy kalendarëve, gjë që ndikon në orarin e agjërimit mysliman.
Teksa koha e Ramazanit bazohet në kalendarin hënor islamik Hixhri, kalendari Gregorian, i cili shënon rrotullimin e Tokës rreth diellit, përdoret në jetën e përditshme. Prandaj, rreth çdo 30 vjet, dy muaj Ramazani ndodhin në një vit Gregorian.
Hera e fundit e këtij fenomeni ka ndodhur në vitin 1997, i ardhshmi është në vitin 2030, e më pas pritet në vitin 2063.
Për shkak të pabarazisë mes kalendarëve, Ramazani përkon çdo vit me stinë të ndryshme në këtë cikël prej tre dekadash, raporton TRT World./gsh/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...