Aktori i serialit “Peaky Blinders”, Cillian Murphy ka marrë vendim që të largohet nga Londra dhe të shkojë të jetojë në Irlandë, në vendin e tij të lindjes.
Ai e ka marrë këtë vendim për të parandaluar që fëmijët e tij të flasin me një theks të përkryer anglez, transmeton portal arbresh.info
Ai ka jetuar në Londër për 14 vite, ndërsa në vitin 2015 ka vendosur që të rikthehet në Dublin.
Murphy u martua me partneren e tij afatgjatë – artisten vizuale Yvonne McGuinness – në 2004 dhe kanë dy djem.
Në një intervistë të fundit, ai tha se gjithmonë ka dashur që fëmijët e tij të rriten si irlandezë.
“Ata ishin disi në atë moshë ku ishin para adoleshencës dhe kishin thekse shumë elegante angleze dhe unë nuk po e vlerësoja shumë këtë”, tha ai.
Murphy tha se vendimi se ishte “një moment i mirë për t’u kthyer në shtëpi”.
Murphy ka fituar çmime të shumta për portretizimin e liderit të bandës së Birminghamit Tommy Shelby në Peaky Blinders, e cila është dëshmuar të jetë një nga dramat më të njohura të fundit të BBC-së.
Më shumë se tre milionë njerëz e kanë parë serinë Peaky Blinders./arbresh.info/
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...