Gjatë fundjavës prisni të shikoni hënën e plotë rozë

00:34 | 17 Prill 2022
Trina Galanxhi

Hëna e plotë e prillit do të ndriçojë qiellin gjatë gjithë fundjavës, dhe ndërsa quhet hëna rozë, në fakt nuk është ajo ngjyrë.

Hëna rozë do të shfaqet e plotë nga e premtja herët deri të hënën në mëngjes, sipas NASA-s. Do tw arrij kulmin e plotë të shkwlqimit, më 16 prill, në orën 14:55. ET.

Hëna është e lidhur me lulëzimin e pranverës të bimës Phlox subulata, një lule e egër rozë e lindur në Amerikën e Veriut lindore, sipas Almanakut të The Old Farmer’s. Bima është e njohur zakonisht si phlox zvarritës, myshk phlox ose phlox mali.

Emrat e vendosur nga indigjenwt amerikanë për hënën e plotë të prillit ishin homazhe për sezonin e pranverës, sipas Almanakut të The Old Farmer. Fisi Dakota e quajti atë “hëna kur përrenjtë janë përsëri të lundrueshëm”, ndërsa fisi Tlingit e quajti atë “hëna e lulezuar e bimëve dhe shkurreve”, duke iu referuar fundit të dimrit dhe ringjalljes së rritjes së bimëve.

Hëna rozë gjithashtu përputhet me disa festa fetare, sipas NASA-s. Në kalendarin kishtar të krishterë quhet hëna e Pashkëve, sepse është hëna e plotë para Pashkëve. Për hindusët, kjo hënë shënon Hanuman Jayanti, festimin e hyjnisë së majmunit hindu, Lord Hanuman. Hëna rozë është Bak Poya për budistët, veçanërisht në Sri Lanka, dhe përkujton vizitën e Budës në vendin ishull, ku Buda parandaloi një luftë duke zgjidhur një mosmarrëveshje midis krerëve.

Pas hënës rozë, ka edhe tetë evente të hënës së plotë që do të vijnë në vitin 2022, me dy prej tyre që kualifikohen si superhëna. Këtu është një listë e hënave të mbetura për vitin 2022, sipas Almanakut të Fermerëve:

16 maj: Hëna e luleve
14 qershor: Strawberry moon
13 korrik: Buck moon
11 gusht: Hëna e Sturgeon
10 shtator: Hëna e korrjes
9 tetor: Hëna e gjahtarit
8 nëntor: Hëna e kastorit
7 dhjetor: Hëna e ftohtë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme