Thonjtë e gjatë janë pjesë e modës e ditëve të sotme, por ekspertët kanë ngritur shqetësimet e tyre me këtë trend.
Një biolog ka paralajmëruar se thonjtë e gjatë mund të sjellin rreziqe të mëdha shëndetësore, transmeton portal arbresh.info
Jeffrey Kaplan, një profesor i biologjisë në Universitetin Amerikan, tha për USA TODAY se zona poshtë thonjtë është vendi ku jetojnë shumica e bakterieve.
“Sa më të gjatë thonjtë, aq më shumë bakterie ndodhen aty”, tha ai.
Sipas studimit të kryer nga vetë ai, rreth 32 bakterie të ndryshme dhe 28 llojë kërpurdhash jetojnë poshtë thonjëve.
Kaplan tha se nuk ka rëndësi nëse keni thonj të gjatë artificial, thonj të gjatë natyral, thonj xhel, thonj akrilik apo manikyr, sepse ka një probabilitet të shtuar për të mbartur mikroorganizma gjë që e bën më të vështirë dekontaminimin me larjen e duarve ose pastrimin e tyre të shpeshtë.
Një studim zbuloi se MRSA, një bakter rezistent ndaj antibiotikëve që shkakton infeksione serioze te pacientët e shtruar në spital, nën gjysmën e mostrave të thonjve të mbledhur, sipas Kaplan.
Gjithashtu, disa nga bakteret nën thonjtë mund të gjenden në lëkurë si stafilokoku që mund të çojë në një infeksion të rrezikshëm.
“Ju mund t’i transmetoni bakteret e thonjve në organizëm duke u gërvishtur, duke kafshuar thonjtë, madje edhe duke futur gishtat në hundë”, tha ai.
Ai tha se gjëja më e keqe që mund të ndodhë nga bakteret dhe kërpudhat është një infeksion i thonjve, i cili nuk do të ishte kërcënues për jetën, por mund t’i lërë thonjtë tuaj të shpërfytyruar.
Biologu kujtoi se në vitet 1997 dhe 1998, rreth 16 foshnja kanë vdekur në Oklahoma City pasi infermieret kanë bartur bakteriet e tyre nën thonjë tek foshnjat./arbresh.info/
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...