Një veturë është vetëaksidentuar sonte në Peja, ku vozitësi i automjetit ka pësuar lëndime.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, sipas të cilit vozitësi është dërguar për trajtim mjeksor në emergjencë.
“Sonte rreth orës 20:15 policia është njoftuar se në rrugën ‘Zhujë Selmani’, ka ndodhur një vetaksident ku vozitësi ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit të Pejës”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, njësitet kanë dalë në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit./Arbresh.info
Hamza përmbyll ciklin e punëtorive për program, merr sugjeri...
Aivo Orav: Vendet anëtare të BE-së duhet të vendosin konsen...
Shefi i BE-së në Kosovë: Borell ka rekomanduar heqjen e masa...
Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Serbia kërcënon...
Raporti i BE-së për Kosovën, Bislimi: Tregon se Qeveria ka v...
Ambasadori rus kërkesë OKB-së ta obligojnë Kosovën për theme...