Një anije mallrash që lundronte drejt Maltës nga Egjipti dhe bartte 750 tonë naftë u përmbyt pranë Tunizisë.
“Anija u mbyt mëngjesin e sotëm në ujërat territoriale të Tunizisë dhe deri më tani nuk ka rrjedhje karburanti. Komisioni kompetent për parandalimin e fatkeqësive do të vendos rreth masave të ardhshme”, tha zëdhënësi i drejtësisë tuniziane, Mohamed Karaj.
Shtatë anëtarë të ekuipazhit u evakuuan nga anija. Ata janë katër marinarë nga Turqia, dy nga Azerbajxhani dhe një nga Gjeorgjia, raporton theguardian.
Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit të Tunizisë njoftoi se ekuipazhi i kamionit “Xelo” ka kërkuar leje për të hyrë në ujërat territoriale tuniziane për shkak të kushteve të këqija atmosferike.
Ministria paralajmëroi se ekziston rreziku i rrjedhjes së karburantit në det dhe shtoi se ministritë dhe shërbimet e linjës po punojnë për të parandaluar një fatkeqësi të mundshme mjedisore në zonë./arbresh.info/
https://twitter.com/PetroleumToday/status/1515310763065421827?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1515310763065421827%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fdrame-prane-tunizise-permbytet-nje-anije-mallrash-750-tone-karburant%2F
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës