Ukraina pretendon se Rusia ka humbur mbi 20 mijë trupa gjatë luftimeve

20:23 | 16 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Ukraina ka dhënë përditësimin e saj të fundit mbi numrin e humbjeve që ka pësuar Rusia që nga fillimi i luftës.

Ata pretendojnë se 20 mijë e 100 trupa ruse janë vrarë dhe 1 mijë e 982 automjete të blinduara të personelit janë shkatërruar.

Pajisjet e tjera ushtarake që janë zhdukur përfshijnë 145 helikopterë, 762 tanke dhe 163 avionë, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Muajin e kaluar, Rusia pretendoi se 1 mijë e 351 trupa të saj kishin vdekur në mes të luftës në Ukrainë.

Megjithatë, NATO vlerësoi më 24 mars se 7 mijë deri në 15 mijë ushtarë rusë ishin vrarë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme