Jordan Veretout ka humbur vendin në formacionin bazë të Romës.
Mesfushori francez nuk po preferohet më nga Jose Mourinho i cili më shumë i beson Bryan Cristantes dhe Ricardo Oliveiras në qendër të mesfushës.
Edhe bisedimet mes drejtuesve dhe agjentit të lojtarit për një kontratë të re janë ndalur dhe Roma i ka bërë të qartë francezit që ta gjej një klub të ri.
E ardhmja e lojtarit pritet të jetë përsëri brenda Serie A, pasi Milani ka shprehur interesim për transferimin e tij.
La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Rossonerët janë gati të paguajnë shumën prej 15 milionë eurove të kërkuar nga Roma për ta marrë lojtarin.
Por për të arritur një gjë të tillë, Rossonerët duhet ta mposhtin konkurrencën e skuadrave si Tottenham Hotspur, Monaco e Olympique Marseille që gjithashtu e duan mesfushorin francez.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...