Google ADS

Mbretëria e Bashkuar: Ne mbetemi të vendosur në mbështetjen tonë për Ukrainën

16:10 | 16 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Pas vendimit të Rusisë për të ndaluar Boris Johnson dhe politikanë dhe anëtarë të tjerë të qeverisë britanike të hyjnë në vend, një zëdhënës i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar i ka thënë Guardian, transmeton arbresh.info.

“Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët tanë ndërkombëtarë qëndrojnë të bashkuar në dënimin e veprimeve të qortueshme të qeverisë ruse në Ukrainë dhe duke i bërë thirrje Kremlinit të ndalojë luftën. Ne mbetemi të vendosur në mbështetjen tonë për Ukrainën.”

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se vendimi ishte marrë “në funksion të veprimit të paprecedentë armiqësor nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar”.

Dominic Raab, Grant Shapps, Priti Patel, Rishi Sunak, Kwasi Kwarteng, Nadine Dorries, James Heappey, Nicola Sturgeon, Suella Braverman dhe Theresa May gjithashtu janë ndaluar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme