“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, kështu ka deklaruar qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pas shpalljes “non grata” të anëtarëve të qeverisë së saj, sipas The Guardian.
“Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët tanë ndërkombëtarë do të qëndrojnë të bashkuar për të dënuar veprimet e qeverisë ruse në Ukrainë dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Kremlinit të ndalojë luftën.
Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën,” tha një zyrtar i qeverisë britanike pas vendimit të Rusisë për ti ndaluar hyrjen në Rusi, Boris Johnsonit dhe politikanëve dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë britanike.
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se vendimi ishte marrë “duke pasur parasysh veprimet armiqësore nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar”.
Dominic Raab, Grant Shapps, Priti Patel, Rishi Sunak, Këasi Këarteng, Nadine Dorries, James Heappey, Nicola Sturgeon, Suella Braverman dhe Theresa May gjithashtu u është ndaluar hyrja në Rusi./abcnews.al
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...