Google ADS

Trajneri i St Etienne thuhet se u ka kërkuar lojtarëve myslimanë të mos agjërojnë gjatë Ramazanit

14:37 | 16 Prill 2022
Artan Maliqi

Trajneri i Saint-Etienne, Pascal Dupraz thuhet se u ka kërkuar lojtarëve të tij myslimanë që të mos agjërojnë gjatë Ramazanit, pas humbjes së tyre javën e kaluar.

Skuadra e Ligue 1 është aktualisht në një betejë të vështirë për të qëndruar në kampionatin elitar francez këtë sezon dhe aktualisht është në vendin e 18-të apo i njohur si pozita e barazhit.

Shanseve të tyre për të qëndruar në Ligue1 ose të paktën për të qëndruar jashtë “play-off”-it, iu dha një goditje e madhe fundjavën e kaluar kur ata u mundën 6-2 nga rivalët e tyre, Lorient.

Kjo humbje e la skuadrën e Dupraz katër pikë prapa rivalëve të tyre, me Clermont një pikë më shumë në vendin e 17-të, me vetëm shtatë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit.

Sipas gazetës L’Equipe, trajneri i St Etienne tani u ka kërkuar lojtarëve myslimanë në ekipin e tij, që është rreth dy të tretat e skuadrës së tij, që të mos agjërojnë, në një përpjekje të dëshpëruar për të mbajtur ekipin e tij në Ligue 1.

Pas humbjes javën e kaluar, Dupraz e quajti atë një ‘katastrofë kolektive’.

“Unë e shpjegoj humbjen me përgjegjësinë time. Përgjegjësia e trajnerit është t’u përsërisë lojtarëve tuaj se futbolli kërkon respekt”, ka thënë fillimisht Dupraz për Amazon Prime Video.

“Kur ne fillojmë ashtu siç bëmë, nuk mund ta bëni shumë me pretekstin se po kryesonim 2-0. Duhet të respektoni bazat, është jetike dhe kjo është ajo që ne nuk dinim se si ta bënim”.

“Është një katastrofë kolektive, një mëkat krenarie, një qëndrim i kotë, jo një qëndrim që i përket një lojtari profesionist.

“Në rrugën drejt shpengimit, mbeten shtatë ndeshje dhe çfarëdo që të ndodhë me rezultatet e tjera, ne do të jemi në play off-in e rënies pas kësaj dite”.

“Është një dështim, unë jam i dëshpëruar dhe marr përgjegjësinë për të. Në sjelljen tonë, qëndrimet tona, ne menduam shumë shpejt se do të fitonim 2-0. Qëndrimet nuk ishin të mjaftueshme për atë që duhej të bënim”, përfundoi ai.

Dupraz ka qenë i lumtur t’i kritikojë lojtarët e tij në publik më parë, veçanërisht kapitenin e klubit Wahab Khazri dhe ai pritet të bëjë ndryshime në përpjekje për të mbajtur ekipin e tij në nivelin më të lartë.

Megjithatë, kërkimi i lojtarëve për të ndaluar agjërimin nuk duket se do të ndihmojë dhe Karim Benzema së fundmi dëshmoi se Ramazani nuk është një pengesë.

Sulmuesi i Real Madridit ishte duke agjëruar përpara fitores së skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain, dhe nuk e ndërpreu atë deri në 13 minuta para fillimit, dhe më pas vazhdoi të shënonte një het-trik.

Në Gjermani, një gjyqtar madje ndaloi lojën për të lejuar një lojtar të ‘prishë’ agjërimin e tij, me lojtarin e Mainz 05, Moussa Niakhate, i cili piu ujë dhe një pije sportive gjatë një ndeshjeje.

Mbrojtësi 26-vjeçar falënderoi gjyqtarin për gjestin, me Federatën Gjermane që konfirmoi se nuk ishte një direktivë për ta bërë këtë, por ata e mirëpritën lëvizjen.

Gjatë Ramazanit, i cili këtë vit zgjat nga 1 prilli deri më 1 maj, myslimanët agjërojnë çdo ditë nga agimi deri në perëndim të diellit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme