Google ADS

Në aeroportin Basel-Mulhouse, anulohen fluturimet drejt Kosovës

13:44 | 16 Prill 2022
L G

Radhët e gjata në Euroaeroportin Basel-Mulhouse-Freiburg për shkak të anulimit të fluturimeve për në Prishtinë i kanë shtyrë familjet shqiptare në dëshpërim, shkroi gazeta zvicerane Blick.

Një prej tyre ka qenë edhe M.Krasniqi i cili ka ngecur në atë aeroport të enjten, pasi fluturimi i tij drejt Prishtinës është anuluar pa paralajmërim. Dhe jo i vetmi, siç u pa në orarin e fluturimeve.

U anulua edhe fluturimi i mëvonshëm i linjës ajrore bullgare.

“Më është shitur një biletë për një fluturim që nuk ndodhi”, u ankua Krasniqi.

Aeroplanët e tjerë për në Prishtinë ishin të mbushur. Një tjetër fluturim nga linja ajrore ALK (Boeing B737-300), gjithashtu kompani bullgare, u anulua. Krasniqi numëroi mbi 300 pasagjerë të Prishtinës që prisnin.

“Në pikën e kontrollit ishte kaos dhe njerëzit ishin të dëshpëruar”, ka thënë një zviceran. Ai tregon për fëmijët që qanin, pasagjerët që përpiqeshin të flisnin me përgjegjësit për fluturim. Siç dukej, pa sukses.

Nëse Krasniqi do t’i marrë paratë që pagoi për fluturimin e anuluar, nuk dihet. Në fund, pas më shumë se tetë orë pritjeje ai mori një biletë për një aeroplan tjetër dhe ishte në Prishtinë pas mesnate.

Euroaeroporti nuk i di arsyet e anulimeve. Zëdhënësja e aeroportit, Manuela Witzig, konfirmoi anulimet, por nuk e kishte të qartë arsyen. Ajo tha se linjat ajrore do të duhet të ofrojnë informacione për këtë.

ALK ka anuluar fluturimet drejt Prishtinës sërish të premten, dhe një nisje tjetër të shtunën tashmë është anuluar./express/

Të ngjashme