Google ADS

Vasfije Krasniqi dhe Besarta Jashari do të flasin në ShBA për tmerret e luftës në Kosovë

12:34 | 16 Prill 2022
L G

E mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë si dhe deputetja e Vetëvednosjes, Vasfije Krasniqi-Goodman, bashkë me të mbijetuarën e familjes Jashari, Besarta Jashari, do të flasin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  (SHBA) për tmerret e luftës në Kosovë.

Ato do të jenë atje më 10 maj, shkruan arbresh.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vasfije Krasniqi-Goodman përmes një postimi në Twittër.

Organizimi është bërë nga Qendra dhe Muzeu i Tolerancës “Simon Wiesenthal” në New York teksa temë diskutimi do të jetë adresimi i dhunës dhe përdhunimit si armë lufte,

Pjesë e këtij forumi do të jenë edhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Ferit Hoxha, ish-kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA dhe anëtar i Kongresit, Eliot Engel, fotoreporterja dhe fituesja e çmimit “Pulitzer”, Marissa Roth, dhe Kadire Tahiraj, Drejtoreshë e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Kosovë. /arbresh.info/

Të ngjashme