Krahasuar me vitet paraprake që nga viti 2020 ka pasur një rritje prej 30% të raportimeve të dhunës.
Mirëpo shqetësuese mbet mos dhënia e dënimit meritor nga ana e Gjykatave për personat që kanë dërguar deri në vdekje gratë/vajzat, raporton arbresh.info.
Adelina Berisha, menaxhere e Programit mbi Dhunën në Baza Gjinore, në një intervistë për arbresh.info, tha se rreth 68% të grave në Kosovë kanë përjetu një formë të dhunës gjatë jetës së tyre.
“Në dy vitet e fundit kemi pas një rritje të raportimeve veçanërisht nëse i shohim të dhënat tek policia sidomos në vitin 2020 në kohën e pandemisë kur ishim në izolim kemi pas dikur 30% të rritjes së raportimeve të rasteve të dhunës në familje, ne shpresojmë që puna e organizatave të grave, fushatat vetëdijesuese që i kemi organizu kanë ndiku që gratë ta raportojnë dhe të vetëdijesohen për të drejtat e tyre”, tha ajo.
Sipas Berishës, mos funksionalizimi i duhur nga organet e drejtësisë që tu jepet dënimi meritor personave adekuat ndikon jashtëzakonisht shumë në jetën e shumë grave.
“Nëse i shohim historikun e pothuajse të gjitha grave ndaj të cilave është kry femicid, pra është bërë vrasja e tyre veç pse janë gra. E shohim se të gjitha këto gra kanë kërku mbështetje tek institucionet mirëpo për ndonjë arsye të ndryshme ato nuk e kanë pranu mbrojtjen adekuate, e cila ka ndiku edhe në përfundimin fatal të jetërave të tyre”, deklaroi Berisha.
Tutje, Berisha tha se përpos grave në këtë mes kanë pësuar edhe familjarë të tjerë, e posaçërisht fëmijët.
“Kemi pasur raste ku përveç viktimës kanë pësu edhe familjarët tjerë, veçanërisht fëmijët. E kemi rastin në Gjakovë, në Suharekë kur edhe fëmijët kanë qenë të lënduara prej dhunuesit, pra prej babait në këtë rast, dhe bashkëshorti e ka vra gruan dhe gjatë aksionit i ka lëndu fëmijët. Mirëpo tjetër çka na shqetëson edhe më shumë është pasi që po përfundojnë këto vepra dënimet për vrasësit nuk po janë konform veprës që e kanë shkaktu. Ne i kemi pa disa raste ku Gjykata Themelore kanë vendos për dënimin me burgim të përjetshëm. Mirëpo, pastaj në Apel ky dënim është reduktu është zvogëlu, në më pak vite dënim, duke marr për bazë arsyet, të cilat për neve janë të paarsyeshme”, tha Berisha.
Ndërkaq po ashtu Berisha foli edhe për çështjen e ngritjes së vetëdijes qysh në mosha të hershme pra nëpër shkolla, se si fëmijët duhet të mësojnë të bashkëveprojnë dhe të mos kenë mendim patriarkale, të cilat në të ardhmen mund të ndikojnë në ngritjen e numrit të rasteve të dhunës./arbresh.info/S.D/
Për më shumë shikoni intervistën e plotë:
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...