Është zbardhur lista e futbollistëve më emocionalë, ku në krye janë ata që qajnë më shumë në ndeshjet e rëndësishme.
Menaxheri i ekipit të femrave të Irlandës së Veriut, Kenny Shiels mund të mendojë se gratë janë më emocionale, diçka që Laura Woods e tregon atë, por burrat mund të udhëhiqen po aq nga zemra e tyre.
Kjo nuk u shfaq kurrë më shumë sesa të martën mbrëma, pasi i gjithë ferri shpërtheu në fund të ndeshjes mes Manchester City dhe Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve.
Pavarësisht se Stefan Savic humbi kokën dhe Jack Grealish ishte gjithashtu gjithmonë i përfshirë, mbrojtësi i Atleticos nuk hyn në listën e lojtarëve më emocionalë, megjithëse menaxheri Diego Simeone mund të jetë në krye të listës së një trajneri.
Kjo për shkak se faqja Bonusfinder, e cila përpiloi listën, e bazoi kërkimin e tij në lojtarët që qajnë në ‘lojëra të rëndësishme’, të cilat përfshinin ndeshjen e fundit para daljes në pension, fazat e eliminimit të garave evropiane dhe ndërkombëtare, “remontadat” dhe finalet.
Kështu që ndoshta nuk është për t’u habitur që Neymar gjendet në krye të listës, me yllin e PSG-së që nuk i mbante lotët kur e kërkonte koha, me brazilianin që mposhti Cristiano Ronaldon, i cili gjendet në vendin e dytë.
Shumica e lojtarëve kanë momente mjaft të famshme ku janë gjendur në rolin e ‘fëmijës që qanë’ pasi emocionet, shpeshherë të humbjes, i kanë ‘rrëmbyer’ ata.
Në listë janë edhe emra tjerë si Lionel Messi, Mario Balotelli, Davic Beckahm dhe John Terry.
10.Mario Balotelli
9.David Beckham
8.Mohamed Salah
7.John Terry
6.Lionel Messi
5.Sergio Aguero
4.Paul Gascoigne
3.Luis Suarez
2.Cristiano Ronaldo
1.Neymar
/Telegrafi/
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka