Kartëmonedhat e falsifikuara janë shtuar kohëve të fundit në vendin tonë.
Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur në Prishtinë kur një person ka shkuar në dyqanin ku kishte borxh 130 euro dhe pagesën e ka bërë me 500 euro që kanë rezultuar të jenë false, shkruan arbresh.info.
“Në rr. Bill Klinton, Prishtinë ora 17:00-18:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se një klient i dyqanit të saj i kishte kthyer një borxh prej 130 €, të cilin e kishte bërë me një kartëmonedhë prej 500 € e cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, njofton policia.
Kartëmonedha sipas policisë është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore.
Ndërsa lidhur me rastin është konsultuar prokurori , rasti vazhdon të hetohet./arbresh.info/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...