200 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi trupat e tij të sulmonin vendin në fund të shkurtit, sipas një deklaratë të Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës të shtunën, sipas CNN.
Ndërsa, 360 fëmijë janë plagosur gjatë luftës deri më tani. Pesë fëmijë u plagosën dhe dy prej tyre vdiqën, duke përfshirë një foshnjë 7 muajshe në një sulm të forcave ruse në Kharkiv të premten.
Gjithashtu një djalë 15-vjeçar u plagos të enjten si rezultat i shpërthimit të një municioni thërrmues në periferi të Novovorontsovka në rajonin e Kherson. Në fillim të kësaj jave, UNICEF tha se gati dy të tretat e fëmijëve ukrainas janë të zhvendosur për shkak të konfliktit të vazhdueshëm.
OKB-ja verifikoi vdekjen e 142 fëmijëve dhe 229 të plagosurve që nga e diela, por tha se shifrat mund të jenë më të larta.
“Situata është edhe më e vështirë në qytete si Mariupol dhe Kherson , ku fëmijët dhe familjet e tyre tani kanë qëndruar për javë të tëra pa ujë të rrjedhshëm, shërbime sanitare, furnizim të rregullt me ushqime dhe kujdes mjekësor. Ata janë strehuar në shtëpitë e tyre dhe nën tokë”.
Sipas informacioneve, fëmijët në Ukrainë janë të rrezikuar nga dhuna, shfrytëzimi dhe trafikimi./abcnews.al/
Zyrtare: Ruud Van Nistelrooy merr drejtimin e Leicester City...
Vullneti e quan ‘fake’, Gresa: Nuk je më i rëndësishëm për m...
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...