Google ADS

Politika e Biden po testohet nga lufta në Ukrainë

10:31 | 16 Prill 2022
Artan Maliqi

Kur presidenti Joe Biden i cilësoi veprimet e Rusisë në Ukrainë “gjenocid”, përgjigja e ekipit të tij ishte shumë më ndryshe, gjithashtu e paplanifikuar, se Vladimir Putin nuk duhet të qëndronte në pushtet.

Ashtu si deklarata e tij në Varshavë se Putini “nuk duhet të qëndrojë në pushtet”, Biden duke cilësuar krimet në Ukrainë si “gjenocid” nxiti pyetje se çfarë do të thoshte retorika e re për konfliktin e ashpër.

“Sigurisht që personat kompetentë duhet të vendosin ndërkombëtarisht nëse krimet në Ukrainë duhet të cilësohen “krime lufte,” tha ai në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar Des Moines ndërsa po bëhej gati të hipte në Air Force One.

Ndërsa Biden po përballet me një luftë që zyrtarët besojnë se mund të vazhdojë për muaj të tërë, ai po mban peshën e presidencës dhe kufijve të saj.

Në të njëjtën kohë, impulsi i tij për të vizituar Ukrainën dhe për të parë situatën nga afër është penguar nga flluska që e shoqëron kudo. Dhe ndërsa shqetësimet e brendshme po e tërheqin atë në drejtime të tjera, detyra e tij shtrihet përtej një lufte të huaj, raporton abcnews.al.

Dinamika ka krijuar tensione për një President, përgjigja e të cilit ndaj konfliktit ka qenë herë pas here emocionale dhe përvoja e dekadave të të cilit në marrëdhëniet ndërkombëtare si senator dhe zëvendëspresident po informojnë mendimin e tij.

Deklarata e tij në lidhje me gjenocidin ngriti shqetësime të shumta në mesin e disa zyrtarëve dhe mund të shihet si presion ndaj zyrtarëve që aktualisht po punojnë në lidhje më këtë çeshtje. Vetëm një javë para se të fliste, zyrtari i lartë i sigurimit kombëtar të Biden tha se nuk ishin plotësuar kushtet për ta quajtur gjenocid krimet në Ukrainë.

Ndërsa po shikonte skenat e mizorive gjatë javës së kaluar, Biden tha se ato mund të ishin prova të gjenocidit. Megjithatë, kjo nuk ishte zyrtarizuar nga administrata e tij kur ai e etiketoi atë një gjenocid në publik.

Por disa kanë vënë në dyshim reagimet e tij dhe kanë dyshime nëse një qasje më e disiplinuar mund të funksionojë më mirë. Ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron ngriti shqetësimet se gjuha që po përdorej për të etikuar krimet në Ukrainë mund të pengonte përpjekjet për të negociuar një zgjidhje për krizën.

“Do të vazhdoj të përpiqem sa më shumë për të ndaluar këtë luftë dhe për të vendosur paqen. Nuk jam i sigurt se një përshkallëzim i retorikës i shërben kësaj kauze,” tha Macron.

Ai kishte paralajmëruar në mënyrë të ngjashme kundër përshkallëzimit pas komentit të Bidenit në Varshavë se Putini nuk duhet të ishte në pushtet. Liderë të tjerë botërorë e mirëpritën sinqeritetin e Biden. Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se mendonte se ishte “absolutisht e drejtë që gjithnjë e më shumë njerëz” po përdorin fjalën “gjenocid” për të përshkruar sulmet e Rusisë në Ukrainë.

Megjithatë, lideri kanadez ndaloi së akuzuari Kremlinin për kryerjen e një gjenocidi, raporton abcnews.al

Zakonisht, presidentët amerikanë janë të kujdesshëm ndaj fjalës “gjenocid”. “Ka disa detyrime ligjore për shkak të përdorimit të fjalës gjenocid,” tha Victoria Nuland, nënsekretarja e shtetit për çështjet politike, në CNN një ditë pas komenteve të Biden.

“Ai është Presidenti ynë dhe ne jemi këtu për të zbatuar pikëpamjet e tij,” tha sekretarja e shtypit Jen Psaki. “Mendoj se nuk duhet të keqkuptojmë se kush është në krye të vendit”.

Në fund të fundit, komenti i Biden-it për gjenocidin nuk pritet të shkaktojë ndonjë ndryshim të menjëhershëm në politikën e SHBA-së ndaj Ukrainës, duke i bërë disa të pyesin se çfareë përfitoi Biden nga deklarata e tij.

“Për mua, pyetja më e rëndësishme është se për çfarë qëllimi shërben? A e bën kjo më të lehtë për t’i dhënë fund luftës?” tha Richard Haass, president i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë.

“A i shërben kjo qëllimeve strategjike dhe politike të SHBA-së? Dhe për të qënë i sinqertë nuk e kuptoj se si funksionon, theksoi ai.

Në fund, deklarata e Bidenit i kishte rrënjët në të njëjtin vend me vendosmërinë e tij që Putini nuk mund të qëndrojë në pushtet.

Kur po planifikonte vizitën e tij në Poloni muajin e kaluar, ekipi i Biden-it eksploroi mundësinë e kalimit të kufirit për të vizituar Ukrainën, gjë që do të dërgonte një sinjal të rëndësishëm mbështetjeje. Presidenti Volodymyr Zelensky e kishte inkurajuar Biden të vizitonte Kievin në një telefonatë përpara pushtimit të Rusisë dhe kishte vazhduar të inkurajonte publikisht liderët perëndimorë që të bënin të njejtën gjë.

Në vend të kësaj, Biden vizitoi një qytet të Polonisë juglindore pranë kufirit.

“Ata nuk do të më lënë mendoj, të kaloj kufirin dhe të shikoj se çfarë po ndodh në Ukrainë,” tha ai.

Si senator dhe nënpresident, Biden ka vizuatuar shpesh zonat e luftës amerikane, duke përfshirë udhëtimet e fshehta, gjatë natës.

“Kam hyrë dhe dalë nga Iraku dhe Afganistani rreth 40 herë,” tha ai.

Megjithatë, ndryshe nga një ndalesë në Irak apo Afganistan, ku bazat dhe personeli amerikan mund të ndihmojnë në sigurimin e hapësirës ajrore, Ukraina nuk është një zonë lufte amerikane dhe Biden ka refuzuar me vendosmëri të dërgojë trupat amerikane brenda vendit.

Ndërsa trupat ruse u tërhoqën nga zonat përreth Ukrainës, një sërë liderësh perëndimorë mbërritën në vend. E para ishte presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen. Më pas kryeministri britanik Boris Johnson, i cili eci në rrugët e kryeqytetit me Zelensky, duke takuar banorët që ishin izoluar për shkak të bombardimeve me javë të tëra.

Por Biden që prej marrjes së detyrës, ka pohuar prej kohësh se takimi me liderët ballë për ballë është një opsion më i mirë sesa bisedat telefonike, dhe takimi i minutës së fundit të NATO-s në Bruksel ishte ideja e tij.

Si politikan, forca e tij ka qenë gjithmonë në ndërveprimet me njerëzit e zakonshëm.

Megjithatë, edhe logjistika e vizitës së liderit britanik – e cila përfshinte aeroplanë, trena dhe helikopterë do të ishte e pamundur për një udhëheqës amerikan. Që pas vizitës së tij në Europë, Biden ka përdorur paraqitjet e tij publike për t’u fokusuar në çështjet e brendshme.

Gjatë kësaj jave, Biden tha gjithashtu se ende nuk kishte vendosur nëse do të dërgonte një zyrtar të nivelit të lartë amerikan në Ukrainë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme