Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm është sulmuar ishin duke monitoruar një rrugë ilegale të mbyllur kohë më parë dhe e cila përdorej për kontrabandë të mallrave.
Ngjarja sipas policisë, ka ndodhur në një pjesë që është afër territorit të Serbisë dhe dyshimi i bazuar është se këto mjete janë hedhur nga territori i Serbisë, shkruan arbresh.info.
“Sot, më 16.04.2022, rreth orës 03:10, në Sharpej të Jarinjës, kanë ndodhur dy shpërthime (dyshohet nga mjete piroteknike). Shpërthimet kanë ndodhur afër veturës së policisë e cila ishte në një pikë statike ku policia ishte e përqendruar në parandalim të kontrabandës në atë zonë. Nga shikimi i vendit të ngjarjes është vërejtur se në xhamin e veturës policore ka mbetur një copë letre (dyshohet mbështjellës i mjeteve piroteknike)”, raporton policia.
Vetura e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është sulmuar nga mjete shpërthyese, që dyshohet të jenë mjete piroteknike në Sharpej të Jarinjës, shkruan arbresh.info.
Policia thotë se nuk ka të lënduar, ndërsa ka publikuar edhe foto nga vendi i ngjarjes./arbresh.info/
LEXO EDHE
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën