Llojet e dhunës së grave më të përhapurat në Kosovë janë: dhuna fizike, dhuna psikologjike, emocionale, seksuale dhe financiare.
Psikologia Adela Bajrami Ibrahimi, në një intervistë për arbresh.info, bëri të ditur arsyet dhe faktorët që qojnë në përjetimin e kësaj dhune.
“Arsyet që dhuna durohet nga gratë janë sepse ato dëshirojnë ta mbajnë familjen e bashkuar, frikësohen nga humbja e fëmijës, pasiguria, stigma, mungesa e mbështetjes dhe varësia financiare. Faktorët që ndikojnë në dhunën ndaj grave janë kur burrat mundohen t’i kontrollojnë gratë, martesa e hershme, konfliktet në mes të qiftit, xhelozia e madhe ndaj gruas dhe alkooli”, deklaroi ajo.
Psikologia Bajrami Ibrahimi në këtë intervistë flet edhe për pasojat që shkaktojnë gjithë këta faktorë.
“Pasojat shëndetësore të një dhune të tillë ndaj grave janë me kosto të lartë duke filluar nga: dëmtimet fizike tek sëmundjet seksuale të transmetueshme, tek shtatëzanit e padëshiruara dhe deri tek problemet e shëndetit mendor siç janë: emocionet, ankthi dhe depresioni”, shtoi Adela Bajrami Ibrahimi.
Ajo shtoi se për të parandaluar dhunën duhet të fillojmë duke i edukuar brezat e rinj për marrëdhëniet respektuese dhe për barazinë gjinore.
Sipas saj mediat luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin e dhunës ndaj grave sepse me anë të tyre gratë arrijnë të marrin guximin që ta denoncojnë dhunën ndaj tyre.
“Mediat e luajnë rol të rëndësishëm në promovimin e asaj se si ta parandalojmë dhunën ndaj grave për shkak se me anë të mediave gratë arrijnë të marrin guximin që ta denoncojnë dhunën ndaj tyre”, sipas psikologes Adela Bajrami Ibrahimi.
Në Kosovë ekzistojnë tri qendra strehuese të cilat i ndihmojnë gratë dhe fëmijët e tyre kur bëhen viktimë e dhunës në familje, Qendra për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve në Prishtinë, Qendra për mirëqenien e gruas në Pejë dhe Strehimorja Shtëpia e sigurt në Gjakovë.
Secilën ditë në Kosovë përjetohet dhunë në familje, që raportohet tek institucionet e sigurisë, dhe pretendohet se një numër i konsiderueshëm nuk arrinë të raportohet për shkak të arsyeve që u përmendën nga psikologia Bajrami Ibrahimi./arbresh.info/
Autogoli i Leipzigut e bën Interin në Ligën e Kampionëve
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...