Përditësohet koeficienti i klubeve në garat evropiane: Prishtina më e suksesshmja, por jo edhe Llapi

08:53 | 16 Prill 2022
Artan Maliqi

UEFA Calculator ka përditësuar koeficientin e klubeve në garat evropiane siç janë, Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës.

Në këtë listë janë edhe ekipet nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Kur jemi te Kosova, Prishtina është vlerësuar si klubi më i mirë për paraqitje në garat evropiane, ndërsa Llapi është vlerësuar për paraqitje të dobët.

Në Shqipëri, më së miri është vlerësuar Laçi, ndërsa paraqitje më të keqe ka Teuta.

Në anën tjetër, te Maqedonia e Veriut – Shkupi është vlerësuar me koeficient më të mirë, ndërsa më të dobët është Shkëndija.

Por, renditja dallon prej të tre vendeve, pasi BKT Superliga e Kosovës gjendet në vendin e 36-të dhe ka ngritje.

Shqipëria është në të 43-in dhe ka rënie, ndërsa Maqedonia e Veriut që po ashtu ka rënë, gjendet në vendin e 52-të. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme