Google ADS

Ish-presidenti Hollande bën thirrje që Le Pen të mbahet larg pushtetit

07:54 | 16 Prill 2022
Trina Galanxhi

Ish-presidenti francez, Francois Hollande, u ka bërë thirrje votuesve francezë që të mbështesin Presidentin Emmanuel Macron në raundin e dytë të zgjedhjeve, duke theksuar se mbështetja për presidentin aktual është mënyra më e mirë “për të siguruar që Le Pen të mos fitojë”.

Macron dhe Le Pen do të përballen në balotazh me 24 prill, ndërsa sondazhet tregojnë për një garë të ngushte mes tyre, transmeton portal arbresh.info

“Unë jam një ish-president dhe e di se në një zgjedhje të kësaj rëndësie, ajo që është kyçe është Franca, kohezioni i saj, e ardhmja e saj europiuane dhe pavarësia e saj. Kjo është arsyeja pse u bëj thirrje francezëve të votojnë për Emmanuel Macron,” tha Hollande për televizionin TF1.

Me vetëm nëntë ditë para ditës së zgjedhjeve, sondazhet tregojnë se Macron është përpara rivalit të tij të ekstremit të djathtë, megjithatë me një diferencë shumë të vogël, prej 24 pika.

Macron shërbeu si ministër i ekonomisë në kohën kur Hollande ishte President i Francës.

Të dy kanë pasur një marrëdhënie të vështirë që kur Macron u largua nga qeveria e Hollande në gusht 2016 për të përgatitur kandidimin e tij për presidencën franceze./arbresh.info/

Të ngjashme