Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë po kërcënon sigurinë ushqimore botërore, në mes të inflacionit të lartë kronologjik.
Drejtoresha Menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva tha se pasojat e pushtimit rus po kontribuojnë në rritjen e çmimeve në të gjithë botën dhe kjo po kërcënon me mungesë të ushqimit në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, transmeton portal arbresh.info
“Çmimet e drithit dhe misrit po rriten dhe liderët në të gjithë Afrikën dhe Lindjen e Mesme po më thonë se furnizimet po mbarojnë,” tha ajo, duke shtuar se “pasiguria ushqimore po kthehet në një shqetësim të madh”.
Vendet e Lindjes së Mesme blejnë më shumë se 60 përqind të grurit nga Rusia dhe Ukraina, sipas OKB-së, por me shpërtthimin e luftës, çmimi i grurit është rritur, duke arritur nivele rekord në mars.
“Alternativa është e tmerrshme: Më shumë uri, më shumë varfëri dhe më shumë trazira sociale – veçanërisht për vendet që kanë luftuar për t’i shpëtuar brishtësisë dhe konfliktit për shumë vite,” shtoi ajo.
Georgieva paralajmëroi gjithashtu për “fragmentimin e ekonomisë botërore në blloqe gjeopolitike”, me Perëndimin që vendos sanksione të gjera ndaj Rusisë, ndërsa Kina ka shprehur mbështetje për regjimin rus të Presidentit Vladimir Putin.
“Në një botë ku lufta në Europë krijon uri në Afrikë, ku një pandemi mund të izolojë globin, ku emetimet kudo nënkuptojnë rritje të nivelit të detit pothuajse kudo, kërcënimi për prosperitetin tonë kolektiv nga një prishje e bashkëpunimit global nuk mund të mbivlerësohet”, tha ai.
Ajo i ka bërë thirrje botës të mbështesë ukrainasit dhe vuri në dukje se FMN-ja ka dhënë 1.29 miliardë euro në financim emergjent për të ndihmuar Ukrainën të përmbushë nevojat e saj të menjëhershme të shpenzimeve./euronews/arbresh.info/
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...