Ministrja e Finlandës për Europën, Tytti Tuppurainen, në një intervistë për Sky Neës tha se shumica dërrmuese e finlandezëve mbështesin anëtarësimin e vendit në NATO.
Ajo tha se nuk ishte marrë asnjë vendim dhe çështja do të debatohej në parlament, por ishte “shumë e mundshme” që Finlanda të bashkohet me aleancën, transmeton portal arbresh.info
Tuppurainen shtoi se veprimet ruse kundër Ukrainës ishin “brutale” dhe se lufta ishte një “thirrje zgjimi” për botën.
E pyetur për anëtarësimin e mundshëm të Finlandës dhe Suedisë në NATO, ajo tha se “çdo vend ka të drejtën të marrë masat e veta të sigurisë”.
“Pra, çfarëdo që Rusia të thotë, ne e dëgjojmë sigurisht, por ne i marrim vendimet tona bazuar në interesat tona dhe kushtet tona, duke marrë parasysh të gjithë situatën,” shtoi ajo.
Rusia ka deklaruar se do të detyrohet të marrë masa sigurise nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s./arbresh.info/
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...