Princi i Kurorës Saudite dhe Presidenti i Kinës bien dakord për forcimin e partneritetit

23:37 | 15 Prill 2022
Trina Galanxhi

Princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman, zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes, zhvilloi bisedime telefonike të premten me presidentin e Kinës Xi Jinping.

Diskutimet u fokusuan në bashkëpunimin dypalësh midis vendeve të tyre dhe mënyrat për t’i zhvilluar ato përmes këshillit të përbashkët saudio-kinez, transmeton portal arbresh.info

Ata ranë dakord të bëjnë më shumë përpjekje për të forcuar partneritetin dhe marrëdhëniet strategjike midis Arabisë Saudite dhe Kinës.

Xi përshëndeti rolin kryesor të Arabisë Saudite në rajon dhe përpjekjet e saj për të arritur paqen dhe stabilitetin në Jemen./arbresh.info/

Të ngjashme