Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i kërkoi presidentit amerikan, Joe Biden në një nga bisedat e tyre të fundit telefonike që Rusinë ta fut në listën e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin.
Kërkesa e Zelensky nuk erdhi me të njëjtin nivel urgjence me të cilën ai u kërkoi udhëheqësve perëndimorë të siguronin armë shtesë dhe ndihmë financiare, tha zyrtari, por ai e bëri atë si pjesë e një përpjekjeje për të rritur dënimin ndërkombëtar të Rusisë.
Biden nuk premtoi angazhim të fortë ndaj kërkesës së Zelenskyt, e cila u raportua për herë të parë nga Washington Post.
Zyrtarët amerikanë kanë refuzuar më parë të futin Rusisë në listën e shteteve sponsorizuese të terrorizmit, e cila tani përfshin Korenë e Veriut, Sirinë, Kubën dhe Iranin, raporton cnn.
Shtimi i Rusisë do të ishte një lëvizje dramatike që do të përshkallëzonte sanksionet ekonomike dhe do të kishte efekte dytësore në vendet që ende bëjnë biznes me Moskën.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...