Që nga fillimi i luftës, më shumë se 900 civilë janë vrarë në dhe rreth kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, shkruan Anadolu Agency (AA), transmeton arbresh.info.
Andrey Nebitov, shefi i policisë së Kievit, tha gjatë një konference për media se më shumë se 900 trupa u gjetën në zonat ku forcat ukrainase rifituan kontrollin.
Ai tha se numri më i madh i vdekjeve u regjistrua në Bucha, me mbi 350 trupa të gjetur atje.
Të paktën 1.982 civilë janë vrarë dhe 2.651 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë më 24 shkurt, sipas vlerësimeve të OKB-së, ndërsa shifra reale besohet të jetë shumë më e lartë.
Më shumë se 4,73 milionë ukrainas kanë ikur në vende të tjera dhe me mbi 7 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit, tregojnë të dhënat më të fundit nga agjencia e OKB-së për refugjatët./Arbresh.info
Kaq vjeçar është Burimi – banorët mbetën të shtangur
Shala: Qeveria ka dështuar në çdo segment, puna më e mirë që...
Formacionet zyrtare, Barcelona – Bayern Munich: Flick dhe Ko...
Gati për festivalin e RTK-së
Braga mposhtet në shtëpi nga Bodo/Glimt
Ursula von der Leyen vlerësoi në Tiranë përparimin e Shqipër...