Google ADS

Nemanja Matic njofton se do të largohet nga Man United në fund të sezonit

21:02 | 15 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Nemanja Matic ka njoftuar se do të largohet nga Manchester United në fund të sezonit.

Mesfushori 33-vjeçar informoi bordin dhe të gjithë të lidhur me ekipin e parë për vendin e tij përpara se të dilte në mediat sociale ku bëri njoftimin e madh.

Matic shpjegon nderin e të luajturit për një klub si United dhe falënderon tifozët për mbështetjen e tyre ndër vite.

Matic nuk ishte në gjendje të fitonte Premier League gjatë kohës së tij në Old Trafford, siç bëri me Chelsea.

Lajmin e ka konfirmuar vetë mesfushori serb përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nemanja Matic (@nemanjamatic)

“Pas një mendimi të madh, kam vendosur që ky sezon të jetë i fundit me Manchester United. Unë kam informuar bordin, menaxherin dhe lojtarët për vendimin tim”.

“Ka qenë një nder dhe privilegj i madh të luaja për këtë klub të madh. Një falenderim i madh për fansat për mbështetjen e palëkundur”.

“Tani do të jap gjithçka deri në fund të sezonit për t’i ndihmuar shokët e skuadrës të përfundojnë sa më fortë që të jetë e mundur”, shkroi Matic.

33-vjeçari është pjesë e Manchester United që nga viti 2017, kur u transferua nga Chelsea për 40 milionë euro./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme