Darwin Nunez është njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë.
Sulmuesi uruguaian është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer me Benfican këtë edicion, ku shënon thuajse në çdo ndeshje.
22-vjeçari ka shënuar 32 gola këtë edicion dhe ka dhuruar tre asistime në 37 ndeshje zyrtare.
Kjo ka bërë që vlera e tij të rritet shumë dhe gjigantët më të mëdhenj evropian të vihen pas tij.
Manchester United, Liverpool, Milan, Inter, Barcelona, PSG e Bayern Munich janë skuadrat që duan transfeirmin e reprezentuesit uruguaian.
Skuadra e fundit që është futur në garë për yllin e ri është Bayern Munich. Bavarezët pritet të mbetën pa Robert Lewandowskin dhe Nunez po shihet si zëvendësuesi i polakut në Allianz Arena.
Benfica është gati ta lejoj largimin e yllit të skuadrës, por për ta bërë një gjë të tillë kërkon së paku 80 milionë euro.
Gjithsesi Bayerni nuk do ta ketë aspak të lehtë të nënshkruajë me lojtarin, pasi konkurrenca për t’i fituar shërbimet e tij është shumë e fortë.
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...