Anëtari i NATO-s, Rumania ka tërhequr flotën e saj të aeroplanëve luftarakë MiG 21 Lancer për shkak të “shkallës së lartë të aksidenteve” dhe do të përshpejtojë blerjet e planifikuara të aeroplanëve të përdorur F-16 nga Norvegjia.
Masa nuk ka lidhje me pushtimin rus të Ukrainës, me të cilën Rumania ndan një kufi prej 650 kilometrash.
Rumania do të vazhdojë të shfrytëzojë flotën e aeroplanëve F-16 që bleu nga Portugalia, njoftoi ministria e mbrojtjes. Hapësira ajrore e Rumanisë mbrohet nga forcat aleate si pjesë e mbrojtjes së krahut lindor të NATO-s.
Rumania bleu F-16 nga Portugalia në vitin 2016 për të pensionuar MiG-at e epokës sovjetike. Ministria ka njoftuar se do të përshpejtojë procesin e blerjes së 32 aeroplanëve të tjerë të modelit amerikan nga Norvegjia.
Rrëzimi i fundit i një MiG 21 rumun ndodhi në fillim të muajit mars, kur një pilot humbi jetën pas një përplasje. Shtatë ushtarë që u dërguan në kërkim të rrënojave u vranë në një përplasje të helikopterit.
Rumania, një anëtare e NATO-s që nga viti 2004, planifikon të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5 për qind të GJDP-së, tha presidenti Klaus Iohannis. Aktualisht ka 3000 trupa të NATO-s në vend dhe një grup i përhershëm beteje i aleancës do të ngrihet në territorin e tij.
Additional fighter jets have been deployed in #Romania by @NATO Allies ????????to safeguard & monitor the ?? airspace. Check out below how ?? Air Force F-16s & ???? Eurofighter Typhoons perform an interception over the ?? skies ??? #WeAreNATO #StrongerTogether pic.twitter.com/X6xCWXO0G7
— Romania at NATO (@RomaniaNATO) April 15, 2022
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...