Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa thotë se mjetet e ndara nga Qeveria Kurti prej 100 eurosh do të duhej të ishin për subvencionim të punësimit, të papunëve.
Mustafa vlerëson se mjetet e Trustit duhet të lejohen të tërhiqen, por vetëm me kushtin që Qeveria e Kosovës të garantojë rimbursimin e këtyre mjeteve.
Lidhur me mjetet, për të cilat kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u zotuan se pothuajse çdo qytetar i Kosovës do të ketë mundësi të marrë nga 100 euro nga Qeveria e Kosovës, prej pakos 100 milionëshe, Isa Mustafa vlerëson se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për mbështetje, por sipas tij këto ndihma nuk i zgjidhin nevojat e tyre për nesër, dhe përmendi se këto mjete duhej ndarë për të papunët e për kategoritë siç vlerëson ai “të rrezikuara sociale dhe pensionistët”.
“Qytetarët kanë nevojë sot për mbështetje, por ndihmat nuk i zgjidhin nevojat e tyre nesër. Këto mjete do duhej të ishin për subvencionim të punësimit të të papunëve dhe për kategoritë veçanërisht të rrezikuara sociale si dhe pensionistët. Nga Qeveria priten politika aktive sociale, përkrahje e ekonomisë për të krijuar zhvillim dhe punësim”, thotë ish kryetari i LDK-së për Reporteri.net.
Ndërkaq, sipas Mustafës, i cili ka qenë edhe profesor i Ekonomisë, mjetet e Trustit për tërheqje prej 30 për qind duhet të tërhiqen vetëm nëse Qeveria e garanton rimbursimin e tyre.
“Mjetet e Trustit do të mund të prekeshin vetëm nëse Qeveria garanton rimbursimin e tyre”, vlerëson Mustafa.
Vendimin për “prekjen” e mjeteve të Trustit Pensional të Kosovës ish-kryetari i LDK-së e konsideron si politikë të papërgjegjshme, ngase sipas tij kështu qytetarët vijnë edhe në një gjendje më të rëndë kur pensionohen e si të tillë nuk kanë tjera burime të të ardhurave.
“Ndryshe çdo vendim për prekjen e tyre konsideroj se është politikë e papërgjegjshme, sepse i sjellim qytetarët në situatën më të rëndë kur të dalin në pension e nuk kanë burime tjera të të ardhurave”, përfundon ish-kryeministri i Kosovës.
Veç të tjerash, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se gjatë muajit prill, Qeveria do të ndajë nga 100 euro për punëtorët e sektorit publik, privat, pensionistë e studentë, ku për këta të fundit ministri Murati tha se do të duhet të presin, në mënyrë që Qeveria të i marrë të dhënat nga ta, duke përfshirë numrin personal të ID si dhe atyre të xhirollogarive.
Vlen të përmendet se nga Trusti Pensional i Kosovës ishin tërhequr afro 200 milionë euro nga mbi 420 mijë kontributpagues, tërheqje kjo e cila ishte bërë pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike në kohën sa Avdullah Hoti ishte kryeministër i Republikës së Kosovës.
Veç kësaj Kryesia e Kuvendit të Kosovës më 21 mars ka proceduar kërkesën në Qeveri dhe afati për shqyrtim është një muaj, ku kanë mbetur vetëm gjashtë ditë për shqyrtim të kësaj nisme nga deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu.
Kur kanë mbetur vetëm gjashtë ditë, Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nuk kanë treguar se kur pritet t’i kthehet një përgjigje parlamentit lidhur me kërkesën e PDK-së, të iniciuar nga deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave