Google ADS

Ukraina pretendon se ka vrarë njëzet mijë ushtarë rusë dhe ka rrëzuar 163 aeroplanë

16:23 | 15 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Autoritetet ukrainase thonë se kanë vrarë njëzet mijë ushtarë rusë që nga agresionit në Ukrainë.

Gjithashtu është bërë e ditur se kanë rrëzuar edhe 163 aeroplanë ushtarakë.

Ushtria ukrainase ka arritur sipas tyre të shkatërrojnë edhe 756 tanke.

Duke përfshirë edhe luftanijen Moskva, ukrainasit thonë se kanë shkatërruar në total tetë anije.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sotme me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme