Massimiliano Allegri këmbëngul se nuk është penduar për vendimin e tij për të refuzuar Real Madridit dhe për t’u rikthyer në Juventus.
Trajneri i Zonjës së Vjetër ishte sot para mediave përpara ndeshjes të së shtunës në Serie A kundër Bologbnas në “Allianz Stadium”.
Allegri e hodhi poshtë punën në Real Madrid verën e kaluar, duke vendosur të rikthehet te Juventus, duke nënshkruar një kontratë katërvjeçare.
Ai kishte pohuar më parë se nuk ishte penduar për zgjedhjen e tij. Sot ai u pyet nëse kishte ndryshuar qëndrim pas kualifikimit të Los Blaocos në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Aspak. Jam i lumtur që jam kthyer këtu”.
“Djali im 10-vjeçar jeton këtu në Torino dhe kjo është një arsye tjetër që vendosa të kthehem. Doja të punoja sërish me Juventusin dhe të bëja katër vite të mira, duke ndërtuar diçka kuptimplote”.
“Nuk jam penduar. Jam me fat dhe po punoj në një nivel të mirë. Kam marrë shumë kënaqësi dhe shpresoj se më shumë do të vijnë së bashku me klubin”, deklaroi Allegri.
Allegri fitoi 11 trofe gjatë periudhës së tij të parë pesëvjeçare në Torino midis 2014 dhe 2019.
⏰ ??:?? ???? | Coach Allegri builds up to #JuveBologna ?

? ? Watch the pre-match presser LIVE on @JuventusTV ?— JuventusFC (@juventusfcen) April 15, 2022
Ai gjithashtu arriti në finalen e Ligës së Kampionëve dy herë, por humbi ndaj Barcelonës (2015) dhe Real Madridit (2017). /Telegrafi/
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...