Google ADS

Refugjati 12-vjeçar ukrainas shënoi golin e fitores për Shakhtar Donetsk në një ndeshje miqësore për bamirësi

14:48 | 15 Prill 2022
Artan Maliqi

Një refugjat 12-vjeçar i ikur nga lufta në Ukrainë doli nga bankina për të shënuar golin e fitores për Shakhtar Donetsk në një ndeshje miqësore bamirësie të zhvilluar gjatë të enjtes.

Momenti emocionues ndodhi në pjesën e dytë të ndeshjes së Shakhtarit kundër klubit polak Lechia Gdansk.

Gjatë barazimit 2-2, në kohën shtesë të pjesës së dytë, Shakhtar solli në lojë të riun ukrainas Dmytro Keda, i cili vjen nga qyteti i rrethuar i Mariupolit në Ukrainën lindore.

Keda u lejua të shënonte golin e fitores për Shakhtarin, klubin që ai mbështet.

Më pas ai u ngrit në ajër nga lojtarët e Shakhtarit në skena të bukura në Polsat Plus Arena.

Ndeshja ishte pjesë e Turneut Global të Shakhtarit për paqe, i cili filloi me një fitore 1-0 ndaj skuadrës greke Olympiakos dhe do të përfshijë gjithashtu ndeshje kundër Fenerbahces dhe Hajduk Splitit.

Shakhtar ka thënë se të gjitha të ardhurat nga turneu do të “ndahen për ndihmë humanitare për popullin e Ukrainës”. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme