Sulmi ndaj Policisë| Haradinaj: Këto akte duhet të jenë alarm për të gjithë

12:33 | 15 Prill 2022
S D

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot se krimi i organizuar ka sulmuar Policinë e Kosovës dhe këto akte duhet të jenë alarm për të gjithë.

Haradinaj në një postim në Twitter shkruan se krimi i organizuar nuk ka përkatësi politike e etnike dhe se ai i rrezikon të gjithë.

“Krimi i organizuar ka sulmuar Policinë e Kosovës. Këto akte kriminale janë alarm për të gjithë.

Krimi i organizuar nuk ka përkatësi politike as etnike. Ai i rrezikon të gjithë.

Të distancohemi nga dhuna e nga krimi e të bashkohemi në luftën e pa kompromis ndaj tij”, shkruan Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme