Forcat ruse në Ukrainë po bien viktima të pajisjeve të ndryshme që shpërthejnë gjatë natës. Ka pasur rrëfime të shumta për Aerorozvidka, e cila po përdoret për të sulmuar dronët rusë, tanket dhe për të zbuluar pozicionet e tyre gjatë natës.
Dronët e vegjël të pajisur me imazhe termike janë në gjendje të lokalizojnë automjetet ruse dhe t’i bombardojnë ato me granata antitank të epokës sovjetike. Videot e sulmeve të tilla sugjerojnë se rusët nuk janë në gjendje t’i zbulojnë ato. Por ushtritë moderne kanë përdorur prej kohësh teknologjinë e shikimit në errësirë.
Sistemet e para ushtarake të shikimit në errësirë nga Lufta e Dytë Botërore, kanë përdorur prozhektorë me infra të kuqe. Këto ishin funksionale nëse edhe armiku nuk kishte gjithashtu sensorë me infra të kuqe. Ushtritë moderne kanë dy lloje të pajisjeve të shikimit në errësirë që shmangin këtë problem, raporton abcnews.al.
Imazhet termike, siç përdoren nga Aerorozvidka, zbulojnë rrezatimin me infra të kuqe të lëshuar nga objektet dhe më pas lajmërojnë duke përdorur ngjyra të ndezura. Të tjerë përdorin një pajisje të quajtur tuba fotomultiplikues për ta kthyer dritën në sinjale elektrike, në fakt duke përforcuar atë pak dritë që është në dispozicion.
Avantazhi i pajisjeve të shikimit në errësirë ishte i dukshëm në Operacionin Stuhia e Shkretëtirës në vitin 1991. Forcat amerikane mburreshin se “zotëronin natën” ndërsa luftuan kundër një ushtrie irakiane të cilës i mungonin pajisjet moderne të shikimit në errësirë.
John Lehman, një ish-sekretar i marinës, i tha Kongresit se ishte pikërisht aftësia për të vepruar që u dha forcave amerikane avantazh, ndërsa kapaciteti i mjeteve të tjera ishte deri në 10%. Samuel Cranny-Evans i RUSI, një institut i mbrojtjes, tha se ushtritë përdorin kryesisht pajisje për shikimin në errësrë në formën e njësive personale, të tilla si syze 3D.
Ende nuk dihet se sa automjete ushtarake ruse janë të pajisura me teknologjinë e shikimit në errësirë megjithëse tanket më të avancuar rusë janë të pajisur me imazhe termike nga Thales, një furnizues i mbrojtjes franceze.
Por ndryshe nga ushtritë perëndimore, vetëm disa forca speciale të zgjedhura ruse dhe njësi zbulimi mund të kenë askses në pasisje të tilla, sipas Cranny-Evans. Kjo mund të vërtetohet lehtësisht nga ushtarët rusë që janë kapur rob.
Deri më tani vetëm njësitë Spetsnaz (forca speciale) janë të pajisur me mjete të shikimit në errësirë. Kjo mund të jetë për shkak se teknologjia është e shtrenjtë, dhe ushtarët pa përvojë ose që janë rekrutuar nuk dinë se si ta përdorin.
Njësitë e nivelit të lartë mund të kushtojnë dhjetëra mijëra dollarë secila. Kur forcat ukrainase luftuan me separatistët e mbështetur nga Rusia në vitin 2014, problemet për të parë gjatë natës i kanë penguar në operacionet e tyre ushtarake, raporton abcnews.al.
Amerika dërgoi 2,500 sisteme ushtarake në 2018. Më 9 prill, Britania premtoi se do të dërgonte më shumë pajisje të shikimit në errësirë në Ukrainë. Dhe megjithëse Amerika u përpoq të kontrollonte rreptësisht eksportin e teknologjisë së shikimit në errësirë për vite me radhë, sot ka shumë sisteme të disponueshme në tregun e hapur.
Come Back Alive, një organizatë për mbledhje fondesh për ushtrinë e Ukrainës, ka furnizuar me më shumë se 1000 imazhe termike që nga viti 2014. Por ka edhe sisteme të tjera të cilat mund të përshtaten për të parë në errësirë.
Njësia e qitjes së raketës Javelin ka një imazh termik që mund të zmadhojë nëntëfish objektet. Edhe kur të gjitha raketat janë lëshuar, njësia është ende e dobishme për të vëzhguar gjatë natës, dhe Ukraina ka një numër të madh prej tyre.
Megjithëse ushtria ruse shpenzon shumë më shumë se ushtria e Ukrainës, ajo nuk ka para për të pajisur çdo ushtar me pajisjet më të fundit.
“Forcat tokësore ruse nuk janë të pajisura me mjete të fuqishme për të luftuar gjatë natës,” sipas një zyrtari perëndimor në ditën e dytë të luftës.
Disa komandantë rusë po luftojnë duke përdorur taktikat e vjetra. Por sapo errësohet kundërshtarët e padukshëm do të vazhdojnë të sulmojnë ushtarët rusë.
/abcnews.al/
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...
Hapja e fabrikës për municion, Maqedonci: Jemi koordinuar me...
Miratohet Projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 203...
“Ëndrra e Evropës shtrihet në Ballkanin Perëndimor”, Von der...
Përplasen Driloni e Sara, ”Lëri njerëzit e tjerë rehat”, ”Ed...