Është arrestuar nga policia përmbaruesin Fatos Alimadhi, i cili është vëllai i ish-deputetit Adriatik Alimadhi, kryetar i partisë Ballit Kombëtar. Alimadhi akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Burime për ABC bëjnë të ditur se një shtetas ka marrë kredi në emër të një subjekti, dhe pas disa kohësh ka ndërruar jetë. Në momentin që ndërron jetë personi në fjalë kredinë supozohet ta mbulojë siguracioni i jetës, por ky përmbaruesi i bllokonte llogaritë familjarëve të të ndjerit, madje pa i lajmëruar.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u proceduan penalisht në gjendje të lirë S. D., dhe P. Q., me detyrë përmbarues privat, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”./abcnews.al/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...