Ata që konsumojnë më shumë se 700 kilovat orë energji do t’i vijë një çmim i ri në faturën e dritave.
Burime nga ERE bëjnë me dije se janë 55-65 mijë familjarë që mund të marrin faturën e energjisë me çmimet e rritura.
Një faturë dritash deri në 700 kilovat me çmimin aktual 9.5 lekë kilovat orë, së bashku me TVSH kushton 8000 mijë lekë të reja. Ndërkohë, nëse miratohen ndryshimet e reja, një familje që do të konsumojë 100 kilovat orë mbi fashën do paguajnë 2700 lekë më shumë për energjinë, bashkë me TVSH-në 540 lekë, totali i shtesës në faturën e dritave do të jetë 3240 lekë. Në total fatura e tij shkon 11 240 lekë.
Nga 2015 qeveria e ka mbajtur tarifën fikse për konsumin e energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla, duke eliminuar fashat e dikurshme ku mbi 300 kilovat orë paguhej një çmim tjetër, por kriza energjetike e ka shtyrë ekzekutivin ta rimendojë skemën e pagesës së energjisë elektrike.
Tarifat e reja duken ende larg në kushtet kur pas studimit që po kryhet nga Ministria e Infrastrukturës duhet të bëhet aplikimi pranë Entit Rregullator. Ligjërisht është ky institucion që do duhet të miratojë fashat e reja, dhe rritjen e çmimit të energjisë për këtë pjesë të konsumatorëve.
OSHEE kompani më e madhe publike në sektorin energjetik prej tre vitesh po del me humbje dhe nuk po arrin të mbulojë kostot kjo edhe për shkak të një niveli shumë të lartë humbjesh në rrjet prej 21%, energji që nuk faturohet dhe që me çmimet e sotme të tregut kushton 28 miliardë lekë(230 milionë euro). Prej vitesh OSHEE ka dështuar të arrijë objektivat e vendosura nga Banka Botërore dhe Sekretariati i Energjisë për të ulur nivelin e humbjeve./TCh/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...