Google ADS

Raportohet për disa shpërthime në Kiev

01:54 | 15 Prill 2022
Trina Galanxhi

Disa shpërthime të forta janë dëgjuar në Kiev gjatë orëve të para të mëngjesit.

Deputetja ukrainas, Lesia Vasylenko shkroi në Tëitter se dëgjoi tri shpërthime “njëri pas tjetrit”, transmeton portal arbresh.info

Një dëshmitar okular ka thënë për BBC se shpërthimet ndodhën në jug-perëndim të kryeqytetit ukrainas.

Sipas mediave ukrainase, shpërthime u raportuan edhe në qytetin jugor Kherson.

Shpërthimet vijnë pasi Rusia ka kërcënuar se do të godasë qendrat komanduese në Ukrainë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme