Dielli dhe temperaturat e pranverës krijuan mjedisin perfekt për ditëlindjen e 65-të të Fatou, gorillës më të vjetër në botë që jeton në kopshtin zoologjik të Berlinit. Gorilla e ultësirës perëndimore njihet ndryshe në këtë kopësht si “legjendë” për shkak të moshës së saj.
“Gorillat që jetojnë në natyrë kanë një jetëgjatësi prej rreth 40 vjetësh, ndërsa kjo gorrillë në moshën 65-vjeçare është më e vjetra që është gjallë në botë prej kohës“, tha Christian Aust, përgjegjës për majmunët në kopshtin zoologjik të Berlinit.
“65-vjetori është absolutisht i jashtëzakonshëm dhe kjo padyshim duhet të festohet“, tha Aust ndërsa Fatou shijonte tortën e saj të ditëlindjes të bërë me oriz të zier, gjizë, perime, mjedra dhe boronica.
Sipas kopshtit zoologjik të Berlinit, gorillat e ultësirës perëndimore janë një specie e rrezikuar pasi habitati i tyre natyror është asgjësuar vazhdimisht.
“Gjithnjë e më pak kafshë jetojnë në pyjet tropikale të Kamerunit, Afrikës Qendrore, Gabonit dhe Republikës së Kongos”, sipas kopshtit zoologjik të Berlinit, i cili shtoi se gorillat janë speciet më të mëdha të majmunëve me një peshë deri në 200 kg që hanë midis 15 deri në 20 kg gjethe, bar, lëvore dhe fruta.
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj