Çmimet e ushqimeve dhe burimeve të energjisë do të vazhdojnë të rriten, borxhi publik i vendit do të arrijë në 63.5 % të Prodhimit Bruto Vendor ndërsa hendeku buxhetor do të zgjerohet, shkruan Alsat.
Ministri i financave Fatmir Besimi thotë se shenjat e para flasin për stagflacion, gjegjësisht se rritja ekonomike e vendit është duke u ngadalësuar kurse në anën tjetër norma e inflacionit rritet. Për krijimin e masave të reja për ndihmë, do të shkurtohen projektet kapitale dhe shpenzimet joproduktive. Mbi një muaj pritet lëshimi i eurobondit, por për momentin normat e interesit janë të larta, shprehet Besimi.
“Është e qartë se me rishikimin e buxhetit do të shkojmë me rritjen e deficitit dhe kjo s’mund të evitohet, që të mundemi në kohë të reagojmë. Nëse flasim për financim prej 600 milionë eurove për dallim nga 1,3 deri 3,5%, më pas, me rëndësi janë 25 milionë euro vetëm për norma interesi, asgjë të mos ndodhë, nesër të dalim në treg, do të paguanim më tepër, ne një muaj të gatshëm me dokumente nuk dalim në treg sepse në këtë mënyrë do të kemi shpenzime shtesë”, deklaroi Fatmir Besimi- ministër i financave.
Guvernatorja e BPRM-së thotë se pas një dekade të normave të tilla të inflacionit, nevojiten masa për qytetarët më të rrezikuar. Pas vendimit të djeshëm për rritjen e normës së interesit, Bezhovska thotë se do të monitorohen lëvizjet për aktivizim të mundshëm të politikës monetare.
“Tani është shumë e rëndësishme që të merren masa, kjo është goditje e re e ofertës me të cilën fatkeqësisht po përballemi sërish dhe duhet të merren masa sidomos për të neutralizuar efektet në segmentet që janë më të prekura, kategoritë më të cenueshme, por në anën tjetër duhet me kujdes të përcaktohet hapësira për përdorimin racional të të gjitha mjeteve në dispozicion të shtetit”, tha Anita Angellovska Bezhovska- guvernatore e RMV-së.
Inflacioni sipas të dhënave statistikore muajin e kaluar arriti në 8.8 për qind. Rritja më e madhe e çmimeve të ushqimeve bazë, qumështi me 7.3 për qind, buka me 5 për qind, vaji me 1.8 për qind dhe perimet dhe frutat me 1.3 për qind. Përveç ushqimeve, karburantet janë rritur me 6.1 për qind ndërsa gazi për amvisëri me 8.2 për qind./Alsat.mk
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...