Roma ka shënuar fitore ndaj Bodo/Glimt në çerekfinalen e dytë të Ligës së Konferencës me rezultat 4-0.
Ndeshja e parë ishte mbyllur me fitoren e norvegjezëve me rezultat 2-1, duke i vënë italianët në vështirësi për ndeshjen e dytë.
Por të besuarit e Jose Mourinhos arritën shpejtë ta zhbllokojnë ndeshjen, kur Tammy Ambraham shënoi nga afër për 1-0 në minutën e 5-të.
Roma nuk u ndal pasi që kishte edhe tre raste para se të shënonte golin e dytë, ku rrezikuan Henrikh Miktaryan, Abraham dhe Lorenzo Pellegrini.
Goli i dytë erdhi në minutën e 23-të, kur Pellegrini asistoi te Nicolo Zaniolo që shënoi për 2-0.
Italiani këmbëshpejtë arriti të shënojë golin e dytë personal në minutën e 29-të për 3-0.
Abraham ka mundur ta qojë Romën në pushim me katër gola, por portieri Nikita Haikin bëri pritje të madhe.
Por me të filluar pjesa e dytë Roma largoi çdo dyshim për fituesin e kësaj ndeshje.
Zhvillohej minuta e 49-të kur Nicolo Zaniolo kompletoi het-trikun e tij për ta dërguar Romën në epërsi prej 4-0.
Deri në fund edhe pse të dy skuadrat provuan, nuk kishte më gola dhe Roma me rezultat të përgjithshëm 5-2 kalon në gjysmëfinale, ku do të takohet me Leicesterin.
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda