Google ADS

Putin akuzon bankat perëndimore se nuk po paguajnë për gazin rus

16:21 | 14 Prill 2022
L G

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka akuzuar bankat perëndimore se po dështojnë të kryejnë pagesat për gazin rus.

Këto deklarata të bëra më 14 prill vijnë dy javë pasi lideri rus kërkoi që pagesat për gazin rus të bëhen me rubla.

“Ka mospagesa të dërgesave të eksportit të burimeve të energjisë ruse”, tha Putin gjatë një takimi lidhur me zhvillimin e sektorit të energjisë së Rusisë. Pjesë e kësaj mbledhjeje u transmetua në televizionin shtetëror rus.

“Bankat nga këto shtete jashtëzakonisht jomiqësore nuk po realizojnë transferimin e pagesave”, tha Putin.

Në fund të marsit, Putin kishte kërkuar nga shtetet e Bashkimit Evropian që të paguajnë me rubla për gazin rus, një lëvizje që Rusia teksa po tenton që të zbusë ndikimin në ekonominë e saj të sanksioneve perëndimore.

Qeveritë perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj sistemit financiar dhe ekonomisë ruse, pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Blerësit e gazit rus mund të hapin një llogari në Gazprombank dhe të depozitojnë paratë në dollarë dhe euro, siç kishin bërë më parë. Banka më pas i konverton ato në rubla dhe ai transferon Gazpromit, gjigantit rus të energjisë.

Teksa liderët perëndimorë po shikojnë për mundësi të reja që ta ndalin sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, Putin paralajmëroi kundër çdo embargoje mbi gazin dhe naftën ruse, ashtu siç ka kërkuar Kievi.

“Pasojat e një hapi të tillë mund të jenë shumë të dhimbshme, veçmas për iniciatorët e kësaj politike”, tha Putin.

 

Të ngjashme