IKSHPK-ja ka publikuar raportin e rasteve të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shënuar 14 raste të reja pozitive me COVID-19.
Njoftimi i plotë i MSH-së:
14 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 165 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.824.150 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.750 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 883 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv për COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.168.
Në total numri i rasteve aktive është 497./arbresh.info/
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...
Gjesti eskalon nga xhelozia, hedh në pishinë Xhenetën e Vull...
Posedim i substancave narkotike, njërit nga të dyshuarit i s...